Një sulm me armë ndodhi mbrëmë në Darkën e Korrespodentëve në Shtëpinë e Bardhë ku ishte dhe presidenti amerikan, Donald Trump.
Aty mbeti i plagosur një oficer i Shërbimit Sekret të ShBA-së, ndërsa i dyshuari u arrestua.
Në vitet e fundit, kanë ndodhur disa incidente sigurie që kanë përfshirë Donald Trump.
Në korrik të vitit 2024, ai u qëllua në veshin e djathtë gjatë një tubimi elektoral në Butler, Pensilvani. Ndërsa largohej nga skena i shoqëruar nga sigurimi, ai thërriste “Fight! Fight! Fight!” (Luftoni! Luftoni! Luftoni!). Një person në turmë humbi jetën.
Disa muaj më vonë, në shtator 2024, presidenti i atëhershëm u evakuua me urgjencë pasi një person i armatosur u pa duke u fshehur në shkurre pranë klubit të tij të golfit në West Palm Beach, Florida. Trump tha vetë se ishte “i sigurt dhe mirë”.
Incidenti më i fundit para mbrëmjes së djeshme ndodhi në shkurt 2026. Një person i armatosur u vra nga policia pasi kishte hyrë në perimetrin e sigurisë së rezidencës së Trump në Mar-a-Lago. Presidenti në atë kohë ndodhej në Uashington DC.
“Personat që kanë ndikimin më të madh janë ata që bëhen shënjestër. Nuk i sulmojnë ata që nuk bëjnë shumë,” tha Trump në një përgjigje kur u pyet nga një gazetar se pse diçka e tillë po i ndodhte atij vazhdimisht.
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës
Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një ...
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...