Personi i dyshuar që sulmoi një pikë sigurie gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke detyruar presidentin Donald Trump të evakuohej, është identifikuar si Cole Tomas Allen, raporton CNN.
Burri 31-vjeçar nga Kalifornia ka studiuar inxhinieri dhe është i diplomuar në Institutin e Teknologjisë së Kalifornisë (Caltech). Sipas të dhënave publike, i dyshuari ka punuar si mësues dhe zhvillues i video-lojërave në Kaliforninë Jugore.
Dyshohet se ai ishte mysafir në hotelin Washington Hilton ku po zhvillohej ngjarja, dhe policia ka “siguruar një dhomë” për të parë se çfarë ndodhet brenda, tha shefi në detyrë i policisë së DC, Jeffrey Carroll.
Carroll tha gjithashtu se i dyshuari ishte i armatosur me një pushkë gjahu, një pistoletë dhe disa thika, dhe ka “shkëmbyer zjarr” me forcat e rendit kur u ndalua dhe u arrestua.
Një foto e publikuar në faqen Truth Social të Trumpit, që duket se tregon momentet pas arrestimit, e paraqet të dyshuarin në tokë me duart pas shpine.
Autoritetet thanë se i dyshuari nuk ishte goditur nga plumbat, por u dërgua në spital për kontroll dhe trajtim. Një agjent i plagosur i Shërbimit Sekret gjithashtu u dërgua në spital, tha kryetarja e bashkisë së Washington DC, Muriel Bowser.
I dyshuari do të paraqitet në gjykatë të hënën dhe përballet me dy akuza: përdorim i armës së zjarrit gjatë një krimi të dhunshëm dhe sulm ndaj një zyrtari federal me armë të rrezikshme, tha prokurorja Jeanine Pirro.
Shefi i policisë së DC tha se i dyshuari duket të ketë vepruar i vetëm, ndërsa presidenti Trump theksoi se ekipi i tij i sigurisë nuk kishte dijeni për ndonjë kërcënim para darkës së së shtunës.
Drejtori i FBI-së, Kash Patel, tha se hetuesit do të shqyrtojnë “me hollësi” të kaluarën e të dyshuarit.
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës
Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një ...
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...