Bajrami e falënderon Kurtin që ia besoi detyrën e Kryenegociatorit: Do ta kryej me përgjegjësi

19:03 | 23 Prill 2026
E.G

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka reaguar pas emërimit të tij si shef i ekipit Negocaitor të Kosovës për Dialogun me Serbinë.

Bajrami ka falendëruar kryeministrin Albin Kurti që ia ka besuar një pozitë të tillë dhe ka thënë se do ta kryej punën me përgjegjësi në shërbim të Kosovës.

“E pranova me ndjenjë të thellë detyre dhe përgjegjësie emërimin si Kryenegociatori i Kosovës në Dialogun me Serbinë.Duke falënderuar Kryeministrin Albin Kurti për besimin që më është dhënë, zotohem ta kryej këtë përgjegjësi me përulësi dhe integritet, në shërbim të Republikës së Kosovës, dhe me aftësitë e mia më të mira”, ka shkruar ambasadori Bajrami.