Nënshkruhet marrëveshja, synohen aktivitetet hulumtuese

18:56 | 23 Prill 2026
E.G

Në kuadër të zgjerimit të rrjetit të partneriteteve akademike, drejtori ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e Universitetit të Prizrenit, Mentor Alishani.

Kjo marrëveshje, sipas IKKL-së, synon forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

“Duke krijuar mundësi të reja për zhvillim profesional, shkëmbim të njohurive, projekte të përbashkëta dhe aktivitete akademike e hulumtuese në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

IKKL thotë se tashmë ka bashkëpunim me shumicën e institucioneve publike të arsimit të lartë në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale