Kuvendi nesër mban dy seanca

16:36 | 23 Prill 2026
E.G

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë dy seanca plenare.

Sipas njoftimit, seanca e parë do të nis në ora 10:00 dhe është ceremonia përkujtimore në shenjë nderimi për kongresmenin amerikan, Eliot Engel.

Ndërkaq, në ora 11:00 do të mbahet në ora 11:00.

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-034 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2. të Marrëveshjes
Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 1O/L-O35 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1. të Marrëveshjes
Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa
e dyte, objektivi 1,
6. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
7. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
8. Zgjedhja e anëtarëve ne Komisionin e Pavarur të Mediave,
9. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit
shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në përputhje me standardet evropiane,
10. Propozimi i Grupit parlamentar “Multietnik” për zëvendësimin e deputetëve në komisione
parlamentare./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale