Çmimi i naftës në rënie, sot deri në 1.64 euro për litër në Kosovë

09:22 | 23 Prill 2026
E.K

Çmimi i derivateve në Kosovë ka shënuar rënie.

Sipas të dhënave më të fundit, çmimi maksimal i lejuar për naftë për ditën e sotme është 1.64 euro për litër. Ndërkohë, benzina mund të shitet deri në 1.39 euro për litër, ndërsa gazi deri në 0.88 euro për litër.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit bën të ditur se kjo paraqet një rënie të ndjeshme krahasuar me datën 18 prill, kur çmimi maksimal i naftës kishte arritur në 1.87 euro për litër.

Më herët, si pasojë e konfliktit të nisur më 28 shkurt në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në vend kishin shkuar deri në 1.91 euro për litër.