Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet për çështje politike: Të tregohet respekt për stafin shëndetësor

14:56 | 22 Prill 2026
E.K

Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Luksemburgut në Kosova, Eric Dietz, mori pjesë në përurimin e hapësirës së re të Klinikës së Kardiologjisë në QKUK.

Në këtë aktivitet ai ishte i shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Pas përurimit, gjatë deklarimeve për media, një pjesë e pyetjeve të gazetarëve u fokusuan në zhvillimet politike në vend, veçanërisht në çështjen e presidentit.

Kjo bëri që diplomati nga Luksemburgu të kritikojë qasjen e mediave, duke theksuar se ngjarja duhej të përqendrohej te rëndësia e investimit në shëndetësi dhe puna e stafit mjekësor.

“Kuptoj që kjo është puna juaj dhe politika e brendshme është shumë e rëndësishme dhe jemi në mes të diskutimeve të vështira, por sot është gjithashtu ‘koha e duhur’ për të treguar respekt për të gjithë mjekët, infermierët dhe stafin shëndetësor që punojnë të lodhur duke ofruar kujdes shëndetësor cilësor për popullin tuaj”, u shpreh Dietz para gazetarëve.

Shpërndaje në rrjete sociale