Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE

14:14 | 22 Prill 2026
E.K

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka konfirmuar mbështetjen e vendit të tij për procesin e integrimit të Shqipëria në Bashkimi Evropian, pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Athinë.

Në një deklaratë për mediat, Mitsotakis e cilësoi takimin si një mundësi të rëndësishme për të çuar përpara marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për të adresuar çështjet e mbetura pezull.

“Kemi ende një mundësi të rëndësishme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura që kanë të bëjnë me marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të vendosur miqësinë e vërtetë midis dy popujve tanë“, deklaroi ai pas takimit.

Takimi u zhvillua këtë të mërkurë në Athinë, në kuadër të një vizite pune të kryeministrit Rama. Nga ana e tij, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se në fokus të bisedimeve ishte forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe arritja e një partneriteti të ri strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ai nënvizoi gjithashtu se të dyja palët janë të angazhuara për të kapërcyer çështjet e mbartura ndër vite dhe për t’i çuar marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri bashkëpunimi.