Takimi me ambasadorin amerikan në NATO, Kurti: Bashkëpunimi me SHBA-në, kyç për sigurinë

08:35 | 22 Prill 2026
E.K

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në zyrën e tij ambasadorin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker.

Gjatë takimit, Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosova, duke theksuar rëndësinë e partneritetit dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ai vlerësoi veçanërisht bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke përfshirë trajnimet dhe edukimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe përpjekjet për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

“Në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jemi të angazhuar për stabilitet, paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë. Në këtë drejtim përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO do të ishte një kontribut i rëndësishëm dhe një garantues afatgjatë për paqen dhe sigurinë në Ballkan. Miqësia e Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dhe mbetet e fuqishme sepse është e ndërtuar në vlera të përbashkëta dhe besim të thellë mes të dy vendeve”, tha ai./Arbresh.info