Në ditët e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bëri iftar me Myftiun Naim Tërnava dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Me këtë rast, i pari i LDK-së uroi të gjithë besimtarët që agjëruan, “me shpresën që përkushtimi, sakrifica dhe lutjet e tyre të jenë pranuar nga Krijuesi”.
“Muaji i Ramazanit mbetet një periudhë reflektimi dhe përforcimi të vlerave që na bashkojnë si shoqëri; solidaritetit, mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë. Këto vlera mbeten themeli i bashkëjetesës sonë dhe garancia e një shoqërie të drejtë e harmonike”.
“Qytetarët tanë kanë dëshmuar gjithmonë kulturë të lartë humane e vëllazërore, duke qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe duke ndarë me ata që kanë më shumë nevojë. Le të vazhdojmë t’i kultivojmë dhe t’i forcojmë këto vlera edhe përtej këtij muaji të shenjtë”, ka shkruar ai.
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...
I tha ‘jo’ Trumpit, Macron shpjegon pse Franca refuzoi të ve...
Tërnava: Bashkësitë fetare në Kosovë kanë pasur lirinë e plo...
Arsenali bën detyrën në shtëpi, eliminon Leverkusenin dhe ka...
PSG ‘shkatërron’ Chelsean edhe në Angli, kalon në çerekfinal...