Kapiteni i Chelsea, Reece James, pritet të mungojë për një periudhë pasi ka pësuar një tjetër lëndim në muskujt e kofshës (hamstring), ka konfirmuar trajneri Liam Rosenior.
Mbrojtësi anglez, i cili javën e kaluar nënshkroi një kontratë të re gjashtëvjeçare me klubin londinez, ka pësuar tashmë lëndimin e tij të dhjetë në këtë pjesë të trupit që nga dhjetori i vitit 2020.
James mungoi në seancën e hapur stërvitore të së hënës me skuadrën e “Bluve”, para ndeshjes së kthimit të fazës së 1/8 së finales në UEFA Champions League kundër Paris Saint-Germain.
Ky zhvillim vjen vetëm dy ditë pasi 26-vjeçari luajti të gjithë ndeshjen në humbjen 1-0 të Chelseat ndaj Newcastle United në Premier League.
Trajneri Rosenior konfirmoi se lojtari ndjeu shqetësim gjatë ndeshjes kundër Newcastle.
“Reece ndjeu diçka në muskujt e kofshës kundër Newcastle. Është një situatë shumë zhgënjyese për ne. Nuk e dimë ende shkallën e plotë të lëndimit, por ai do të mungojë në ndeshjen e nesërme”, deklaroi trajneri i Chelseat.
Ai shtoi se lojtari do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të kuptuar më saktë gjendjen e tij.
“Me një lëndim të tillë nuk është kurrë mirë, sidomos për Reece. Do ta bëjmë skanimin dhe më pas do të dimë më shumë. E dimë sa i rëndësishëm është ai për ekipin dhe për grupin, sepse është kapiteni ynë”, tha Rosenior.
Ky lajm vjen në një moment shumë të vështirë për Chelsean, që aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë në Premier League dhe ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit.
“Blutë” do të përpiqen të bëjnë një përmbysje të madhe ndaj PSG-së në ndeshjen e kthimit të Champions League, pasi ndeshjen e parë e kanë humbur me rezultat 5-2.
Përveç James, Rosenior bëri të ditur se edhe mbrojtësi Malo Gusto dhe portieri Filip Jørgensen janë në dyshim për këtë përballje.
Lëndimi i James mund të ndikojë edhe në planet e Anglisë që drejtohet nga Thomas Tuchel.
Mbrojtësi pritej të ishte pjesë e skuadrës për Kupës së Botës, mirëpo do të varet nga koha e rikuperimit të tij. Ai ka humbur ndeshjet e marsit ndaj Uruguajit dhe Japonisë.
Megjithatë, sipas parashikimeve aktuale, James pritet të rikuperohet në kohë për turneun veror, edhe pse koha e rikthimit të tij do të varet nga rezultatet e ekzaminimeve mjekësore./Arbresh.info
Mbappe: Gjithmonë kam thënë se është i vetmi klub për të cil...
Gërvalla kritikon Ramën për editorialin e përbashkët me Vuçi...
Sylvinho me “dhimbje koke” – humb yllin kr...
Performancat e shkëlqyera këtë edicion, Fermin kap vlerën 10...
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...