Regjisorja dhe aktorja kosovare me renome ndërkombëtare, Luana Bajrami, është ngjitur në skenën prestigjioze të Academy Awards së bashku me ekipin e filmit të saj më të ri “Two People Exchanging Saliva”, ku pranuan çmimin për Filmin më të mirë të shkurtër.
Gjatë pranimit të çmimit, regjisorët e projektit shprehën emocionet e tyre dhe përmendën edhe origjinën kosovare të një prej protagonisteve, Bajramit, duke theksuar se filmi është realizuar nga një ekip ku shumicën e përbëjnë gra. Filmi është një bashkëprodhim mes France dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mban titullin origjinal “Deux personnes échangeant de la salive”.
Në këtë projekt, Bajrami interpreton rolin e Malaise, një nga personazhet qendrore të filmit bardhezi, i cili është shkruar dhe drejtuar nga Alexandre Singh dhe Natalie Musteata.
Sipas përmbledhjes së filmit, historia zhvillohet në një Paris distopik, ku shuplakat në fytyrë kanë zëvendësuar paranë, ndërsa puthjet janë të ndaluara dhe madje dënohen me vdekje. Kur një grua e re, Malaise (Luana Bajrami), nis punën në një butik të veçantë, ajo krijon shpejt një lidhje me një klient të pasur, Angine, gjë që zgjon xhelozinë e mbikëqyrëses së saj.
Filmi paraqet një komedi të errët mbi tërheqjen dhe rivalitetin, të vendosur në një atmosferë të çuditshme dhune të stilizuar. Projekti pati premierën në Telluride Film Festival në SHBA dhe më pas fitoi Çmimin e Madh të Jurisë në AFI Fest, festival i organizuar nga American Film Institute. Producente ekzekutive të filmit janë aktoret e njohura Julianne Moore dhe Isabelle Huppert.
Rikthehen Mbappe e Bellingham, Real Madridi publikon listën ...
MBPZHR organizon punëtori për politikat mbështetëse në bujqë...
Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin ...
Gjysma e shkollave në Prishtinë kanë probleme me sigurinë, R...
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...