Machester United ka arritur një fitore të rëndësishme në luftën për top katërshe ndaj rivalit direkt Aston Villas. “Djajtë e Kuq” triumfuan me rezultat 3-1 në “Old Trafford”, sfidën e xhiros së 30-të.
Pjesa e parë ishte e qetë dhe pa gola. Ndërkohë tetë minuta pas nisjes së etapës së dytë, Casemiro zhbllokoi shifrat me një shënim pas asistimit të Bruno Fernandesit, shkruan Arbresh.info.
Aston Villa reagoi shpejtë dhe barazoi me anë të Ross Barkleyt në minutën e 64-të.
Por nuk shkoi shumë dhe Man United riktheu epërsinë sërish me golin e Cunhas, i cili u asistua nga Bruno.
Fitoren e vulosi slloveni, Sesko i cili shënoi në minutën e 81-të për 3-1, vetëm gjashtë minuta pasi u inkuadrua në lojë.
Me këtë fitore, skuadra e Carrick ka 54 pikë dhe është e vetme në pozitën e tretë, teksa Villa është e katërta me 51 pikë./Arbresh.info
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend