Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë shtetet e Lindjes së Mesme që të forcojnë mbrojtjen kundër dronëve kamikazë iranianë, në këmbim të mbështetjes financiare dhe teknologjike.
Zelensky tha gjatë një interviste me gazetarët, se Kievi ka dërguar ekipe ekspertësh në katër vende të rajonit për të analizuar situatën dhe për të ofruar këshilla praktike mbi mënyrat për të përmirësuar sistemet e mbrojtjes kundër dronëve sulmues.
Sipas tij, çdo ekip përbëhet nga dhjetëra specialistë të aftë për të vlerësuar rreziqet dhe për të demonstruar metoda të ndryshme për zbulimin dhe neutralizimin e dronëve iranianë.
Ukraina ka fituar përvojë të konsiderueshme në këtë fushë gjatë luftës kundër Rusia, ku është përballur shpesh me dronë sulmues të prodhimit iranian, të përdorur për të goditur qytete dhe infrastrukturë energjetike.
Autoritetet në Kiev shpresojnë se bashkëpunimi me vendet e Lindjes së Mesme do të ndihmojë në forcimin e mbrojtjes së tyre, ndërsa njëkohësisht do t’i sigurojë Ukrainës burime shtesë financiare dhe teknologjike për sektorin e mbrojtjes.
Fetoshi: Kosova në NATO, rruga për paqen në Ballkan
Mallorca ballafaqohet me Gironan, Muriqi pritet të startojë ...
Hamza: Edhe këtë 1 Maj e presim me sfida
50 parashutistë nga Italia çelin sezonin turistik në aerodro...
Aksident i rëndë në Shkodër, këmbësori përplaset për vdekje ...
Fischer mbron ndërhyrjen në Kosovë më 1999: E fajësoj veten ...