Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pas një rrahjeje që ka ndodhur të shtunën mbrëma në rrugën “Anton Çeta” në Prishtinë.
Sipas informacioneve, rreth orës 19:30, pas një mosmarrëveshjeje katër persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, janë përfshirë në një përleshje fizike.
Si pasojë, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore, që dyshohet se janë shkaktuar me thikë.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor dhe është hospitalizuar.
Rasti po hetohet nga organet kompetente, ndërsa ndaj të dyshuarve po zhvillohen procedurat për veprat penale “lëndim i rëndë trupor”, “armëmbajtje pa leje” dhe “sulm”. /
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend