Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka mohuar fuqishëm pretendimet se lojtarët kryesorë të skuadrës kishin orkestruar shkarkimin e trajnerit Xabi Alonso.
Ish-mesfushori i “Los Blancos” u largua nga posti në janar pas një fillimi të vështirë të sezonit, çka nxiti spekulime se disa figura të rëndësishme në dhomat e zhveshjes nuk ishin të kënaqura me qasjen e tij taktike dhe metodat e stërvitjes.
Duke folur pas fitores bindëse 3-0 të Madridit ndaj Manchester City në Ligën e Kampionëve, Courtois u përpoq të sqarojë situatën dhe atmosferën që mbizotëronte në skuadër gjatë periudhës së trajnerit spanjoll.
“Askush nuk u përpoq ta largonte Xabin nga posti”, deklaroi portieri belg për gazetarët, duke insistuar se skuadra mbeti profesionale gjatë gjithë periudhës së Alonsos, pavarësisht rënies së rezultateve që në fund i kushtoi vendin e punës.
Raportimet kishin sugjeruar se disa lojtarë me profil të lartë, përfshirë Vinicius Junior dhe Federico Valverde, e konsideronin të lodhshme varësinë e Alonsos nga analizat me video dhe ushtrimet taktike specifike.
Megjithatë, Courtois përmendi përvojën e tij nën drejtimin e Antonio Conte te Chelsea për të theksuar se futbollistët profesionistë janë të mësuar me ngarkesa të tilla pune, pavarësisht preferencave personale.
Ylli i Real Madridit nuk është më i paprekshëm, klubi ia cakton çmimin e kartonit
“Ne punonim shumë. Disa thoshin se nuk na pëlqenin taktikat apo videot… Por unë kam pasur një trajner si Conte, i cili na mbante çdo ditë nga një orë në analiza, dhe kjo nuk kishte rëndësi sepse ne jemi profesionistë, puna vjen e para”, tha ai.
“Nëse duhet të shoh një video gjysmë ore, do ta bëj. Kështu përgatitesh për ndeshjet. Madje gjatë verës kam folur me lojtarë të NFL që janë gjithë ditën nga ora 9 e mëngjesit deri në 6 ose 8 të mbrëmjes duke analizuar video, dhe për ta kjo nuk është aspak problem”, përfundoi belgu./Telegrafi/
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit