Njëzet e tetë gra fermere në Mitrovicë kanë përfituar pajisje bujqësore në kuadër të një projekti të realizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO), në partneritet me UN Women dhe të financuar nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA).
Në ceremoninë e shpërndarjes së pajisjeve mori pjesë edhe kryetari i komunës, Faton Peci, i cili theksoi rëndësinë e mbështetjes së grave në sektorin e bujqësisë.
Ai u shpreh se është kënaqësi të marrë pjesë në aktivitete që fuqizojnë gratë fermere dhe ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik.
“Kënaqësi të marr pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së pajisjeve për 28 gratë fermere nga organizata UN FAO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi) në partneritet me UN Women, financuar nga ADA (Agjencioni Austriak për Zhvillim)”, ka shkruar Peci.
Sipas tij, përfshirja e grave në bujqësi ka ndikim të drejtpërdrejtë në fuqizimin e rolit të tyre në shoqëri dhe në zhvillimin e ekonomisë.
“Përfshirja e grave fermere në bujqësi e fuqizon rolin e gruas në shoqëri dhe ndikon drejtpërdrejt në ekonomi”, ka theksuar ai.
Peci paralajmëroi gjithashtu rritje të madhe të buxhetit për këtë sektor gjatë vitit të ardhshëm, duke theksuar se fokusi do të jetë në prodhimtari.
Kuvendi sot mban seancë të veçantë në shenjë nderimi për Rex...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C