Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi sot pas sulmit kibernetik të Iranit ndaj postës elektronike të Kuvendit të Shqipërisë.
Në reagimin për Report TV, DASH dënon aktivitetin që e cilëson si veprim dashakeq ndaj një aleati të NATO-s.
Në reagim thuhet se “DASH është në dijeni të sulmit dhe se SHBA po punon me Shqipërinë për të forcuar sigurinë kibernetike”.
“Shtetet e Bashkuara janë të vetëdijshme dhe dënojnë aktivitetet kibernetike dashakeqe kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara po e ndihmojnë në mënyrë aktive Shqipërinë në sigurinë kibernetike. Si aleatë të NATO-s, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria diskutojnë dhe koordinojnë shqetësimet e përbashkëta të sigurisë. Ne mbetemi vigjilentë për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe shqiptarë”, thuhet në reagim.
Në deklaratën e DASH, cilësohet se “si aleatë të NATO-s, ShBA dhe Shqipëria koordinojnë vazhdimisht shqetësimet e përbashkëta të sigurisë dhe mbeten vigjilentë për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe shqiptarë”.
Reagimi i DASH, vjen disa ditë pasi grupi i hakerave “Homeland Justice” publikoi në Telegram të dhëna nga sistemi i brendshëm i parlamentit, përfshirë emaile dhe informacione të përdoruesve të domain-it parlament.al.
Gjithashtu, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njoftoi se për këtë çështje është ngritur një grup pune, që do të bëjë analizën teknike dhe do të ndërmarrë hapat e nevojshëm lidhur me situatën./ATSH
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...