Ish-sulmuesi i njohur spanjoll David Villa është emëruar zyrtarisht anëtar i Bordit të Drejtorëve të Atletico Madridit, pas miratimit të strukturës së re drejtuese të klubit.
Klubi madrilen konfirmoi se bordi i ri do të përbëhet nga 11 anëtarë. Enrique Cerezo do të vazhdojë të mbajë postin e presidentit, ndërsa Miguel Angel Gil Marin mbetet në rolin e drejtorit ekzekutiv.
Villa u shpreh i lumtur për rikthimin në klub, këtë herë në një rol drejtues. Ai theksoi se synon të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të klubit dhe në arritjen e sukseseve të reja në vitet e ardhshme.
Ish-sulmuesi spanjoll ka qenë pjesë e Atleticos gjatë sezonit 2013/14, kur skuadra madrilene fitoi titullin kampion në La Liga, një nga sukseset më të mëdha në historinë e klubit në dekadat e fundit.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...