Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, së bashku me Zëvendësministrin e Drejtësisë, Genc Nimoni, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Jonathan Hargreaves, me të cilin biseduan për përparimin e reformave në drejtësi dhe forcimin e institucioneve që garantojnë sundim të palëkundur të ligjit dhe integritet të plotë të sistemit të drejtësisë.
Gërvalla vlerësoi lart bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar, me fokus të veçantë tek drejtësia dhe sundimi i ligjit, duke e cilësuar atë si bashkëpunim të përhershëm, të qëndrueshëm dhe të shumëanshëm, shkruan Arbresh.info.
“Republika e Kosovës në vazhdimësi vlerëson mbështetjen e tyre në proceset reformuese, në forcimin e integritetit dhe llogaridhënies së institucioneve tona, e sidomos përpjekjet e shtetit britanik për mbështetjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore”, tha ajo.
Gjatë takimit, Ministrja Gërvalla përmendi po ashtu procesin e Vetingut dhe ndërmarrjen reformuese në sistemin e drejtësisë, si dhe funksionalizimin e plotë të Byrosë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, të cilat i cilësoi parakusht për një drejtësi që nuk toleron kompromis.
“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është vijë e prerë e mandatit tonë, dhe Republika e Kosovës do të qëndrojë gjithmonë e vendosur që çdo abuzim të ndëshkohet dhe çdo qytetar të gëzojë drejtësi reale të qasshme dhe të pakompromentuar”, tha Ministrja Gërvalla, duke shtuar se vetëm kështu shteti forcon institucionet e saj, garanton drejtësi funksionale dhe transparencë, si dhe siguron që sundimi i ligjit të mbetet prioritet bazë i Republikës së Kosovës./Arbresh.info
Maqedonci takon homologun belg, diskutohet thellimi i bashkë...
Në Mitrovicën e Veriut u mbajt tryezë me OJQ-të për fushatën...
Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, Presidenca dorëzon kome...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të ShBA-ve, flas...
Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për të arrestuarit ...
Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vi...