Mojtaba Khamenei, lideri i ri suprem i Iranit, në një deklaratë të transmetuar në televizionin shtetëror, kërkon unitet midis popullsisë dhe njeh vështirësitë që kanë përjetuar qytetarët.
“Duhet ta mbrojmë këtë unitet, dhe kjo është e mundur vetëm kur jemi bashkë dhe gjejmë pika të përbashkëta,” thuhet në deklaratë.
Ai falënderon “popullin e Iranit nga të gjitha shtresat që u përballën me armikun” dhe shpreh ngushëllime për ata që “kanë humbur të dashurit gjatë luftës”, duke shtuar se dëmet do të kompensohen.
Khamenei lidh mesazhin e tij me përvojën personale, duke theksuar se babai i tij, lideri suprem i mëparshëm, dhe disa pjesëtarë të familjes janë vrarë nga sulmet amerikano-izraelite.
“Ky është diçka që e ndaj me njerëzit që kanë humbur të dashurit, sepse unë humba babanë tim, humba gruan time. Motra ime humbi fëmijën dhe bashkëshortin që është bërë martir. Por ajo që e bën më të lehtë për ne të durojmë këto vështirësi është besimi në hirin e Zotit dhe të dimë se durimi do ta zgjidhë këtë”.
“Nuk do ta injorojmë faktin që do të hakmerremi për martirët tanë. Nuk bëhet fjalë vetëm për liderin tonë suprem, por për çdo qytetar që është vrarë gjatë luftës së fundit”, shtoi ai./Zëri
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të ShBA-ve, flas...
Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për të arrestuarit ...
Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vi...
Shpërthen gypi, pa ujë përkohësisht Mitrovica e Veriut, Zveç...
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta...
Nisin punimet për ndërtimin e rrethit në rrugën Prishtinë-Gj...