Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, foli për mediat pas fitores dramatike 5-2 ndaj Chelsea FC në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në UEFA Champions League.
Tekniku spanjoll theksoi se diferenca kryesore mes dy skuadrave ishte thjesht numri i golave të shënuar.
“Dallimi i vetëm ishte që ne shënuam tre gola më shumë se kundërshtari. Për mua kjo ishte çelësi i ndeshjes.”
Luis Enrique kritikoi mënyrën se si shpesh analizohen ndeshjet në media, duke thënë se argumenti për problemet fizike përdoret shumë lehtë.
“Është një klishe e gazetarëve që kur një ekip humb të flitet për probleme fizike. Futbolli është shumëfaktorësh. Nuk mund ta ndryshojmë narrativën çdo ditë – dje ishte çështje fizike, sot është diçka tjetër.”
Ai kujtoi edhe kritikat e sezonit të kaluar ndaj skuadrës së tij.
“A ju kujtohet viti i kaluar kur thoshit se ishim një ekip shumë i ri dhe nuk mund ta fitonim Ligën e Kampionëve? Edhe kjo ishte një klishe.”
Trajneri foli edhe për paraqitjen e Ousmane Dembélé, i cili po rikthehet nga lëndimi.
“Gjithmonë ka rrezik me lojtarët që kthehen nga dëmtimi. Duhet t’u japësh minutat e duhura që të përmirësohen. Ai luajti shumë mirë dhe bëri atë që jemi mësuar të shohim prej tij. Është një lajm shumë i mirë.”
Luis Enrique u pyet edhe për faktin që Khvicha Kvaratskhelia e nisi ndeshjen nga stoli.
“A pendohem që e lashë në stol? Jo. Si trajner përpiqem të gjej zgjidhjen më të mirë për lojtarin dhe për ekipin. Nëse ndeshja do të fillonte përsëri tani, do të bëja të njëjtin vendim.”
Tekniku spanjoll foli edhe për presionin dhe kritikat që shpesh e rrethojnë klubin parizien.
“Gjithmonë ka zhurmë rreth ekipit. Kur ka shumë zhurmë, do të thotë se je një ekip i madh. Duhet ta pranosh këtë.”
Luis Enrique shtoi se skuadra e tij tregoi karakter edhe kur kundërshtari barazoi disa herë rezultatin.
“Çdo herë që ata barazonin, ne vazhdonim të kërkonim fitoren. Ishte shumë e vështirë, por tani duhet të pushojmë mirë dhe të përgatitemi për ndeshjen e kthimit.”
PSG do të udhëtojë drejt Londrës për ndeshjen e dytë, ku do të tentojë të mbrojë epërsinë dhe të sigurojë kualifikimin në çerekfinale të UEFA Champions League./Arbresh.info
UEFA po shqyrton mundësinë për të analizuar kartonët e verdh...
Pamje nga sulmi amerikan ndaj aeroplanëve ushtarakë të Irani...
Vrasja në qendër të Prishtinës më 2017- Pala e dëmtuar thotë...
Presidenti iranian paraqet tri kërkesa për t’i dhënë fund lu...
IKSHPK: Cilësia e ajrit në Kosovë mbetet shqetësuese, Prisht...
Izraeli bombardon centralin bërthamor në Iran