Autoritetet kanë njoftuar se të gjitha viktimat e zjarrit tragjik në një autobus postar në Chiètres në kantonin e Fribourgut janë identifikuar. Ngjarja ndodhi të martën pasdite dhe la pas 6 të vdekur dhe 5 të plagosur.
Mes të vdekurve është edhe autori i dyshuar, një burrë zviceran 65-vjeçar nga kantoni i Bernës. Viktimat e tjera përfshijnë shoferin e autobusit, një burrë 63-vjeçar me origjinë portugeze, dy gra (25 dhe 39 vjeç) dhe dy burra (16 dhe 29 vjeç), të gjithë banorë të rajonit.
Pesë të plagosurit janë identifikuar gjithashtu, përfshirë dy të shtruar në spital: një grua 56-vjeçare dhe një burrë 34-vjeçar. Autoritetet kanë hapur një linjë ndihme për familjet, viktimat dhe dëshmitarët: 0800 261 700.
Hetimet për motivet e incidentit dhe rrethanat e tij vazhdojnë, ndërsa komuniteti mbetet i tronditur nga ngjarja./Albinfo.ch
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump