Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin e Libanit, Joseph Aoun, gjatë së cilës shprehu solidaritetin e Bashkimit Evropian me Libanin dhe popullin e tij.
Lajmi u bë i ditur nga vetë presidentja e Komisionit përmes një postimi në platformën X. Ajo theksoi se BE-ja ka vënë në dispozicion 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin.
Sipas saj, vetëm një ditë më parë janë dorëzuar më shumë se 40 tonë furnizime humanitare, ndërsa po planifikohen edhe fluturime të tjera humanitare për të dërguar ndihma shtesë në vend.
Në mesazhin e saj në X, Ursula von der Leyen përshëndeti gjithashtu vendimin e qeverisë së Libanit për të ndaluar të gjitha aktivitetet ushtarake të Hezbollah, si dhe thirrjen e saj për ndërprerjen e të gjitha armiqësive, ka transmetuar Panorama
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...