Pas kritikave të qytetarëve, Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës ka vendosur të ulë tarifën e parkingut në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas vendimit të marrë më 27 shkurt 2026, tarifa e re është 0.50 € për 1 deri në 60 minuta qëndrimi, si dhe 0.50 € për çdo orë shtesë.
Nga ShSKUK thonë për Lajmi.net se ky vendim synon të lehtësojë barrën financiare për pacientët, familjarët dhe qytetarët që frekuentojnë QKUK-në.
Për informata shtesë, qytetarët do të informohen përmes lajmërimeve zyrtare të vendosura në hyrjet e rampave të parkingut dhe në momentin e marrjes së biletës.
Ky vendim vjen pas vendosjes së rregullores së re për parkingun në fillim të muajit shkurt, e cila kishte ngjallur reagime për shkak të tarifës prej 1 euro për qëndrime deri në 1 orë.
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...
Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...