Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga Turqia

23:41 | 9 Mars 2026
E.G

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Sauk të Vjetër të Tiranës, ku një person ka mbetur i plagosur.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se i plagosuri është një 39-vjeçar nga Turqia.

Ai është dërguar për trajtim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Policia ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes dhe identifikimin e të përfshirëve të tjerë”./abcnewa.al