Sipas platformës Football Meets Data, Kombëtarja e Kosovës ka perspektiva optimiste për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet për herë të parë në tri vende – SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Në gjysmëfinalen e play-off-it, Kosova do të ndeshet me Sllovakinë, ku parashikohet se ka 41% shanse për të kaluar këtë raund.
Në rast fitoreje, tri ditë më vonë, Kosova do të presë në Stadiumin “Fadil Vokrri” fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani, ku parashikohet se ka rreth 20% shanse për të siguruar kualifikimin në Kupën e Botës.
Football Meets Data vënë në dukje se shanset e Kosovës për t’u kualifikuar janë më të mira se të shumë kombëtareve të tjera evropiane, përfshirë Suedinë, Irlandën, Shqipërinë, Bosnjën, Rumani, Irlandën e Veriut dhe Maqedoninë e Veriut.
Këto kombëtare, përfshirë atë kuqezi që fillimisht luan me Poloninë, janë me gjasa më të ulëta se sa Dardanët.
Këto parashikime japin optimizëm për tifozët kosovarë, duke treguar se ekipi aktual ka mundësi reale për të bërë histori dhe për të debutuar në festivalin më të madh të futbollit botëror.
“Jemi lodhë, Parlament – Qeveri të kujt jeni?”, nis protesta...
Vdes pas gati një viti në gjendje kome, i dyshuari në arrati
Gjysmëfinalet e EUROPA League: Vëmendja te përballja angleze...
Ndalohet qarkullimi i automjeteve në drejtim të Parkut të Gë...
Mediumi gjerman: Kaos në Kosovë, zgjedhjet e treta brenda 16...
71 aksidente trafiku brenda 24 orëve