Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend.
Sipas njoftimit nga LDK, gjatë takimit, Abdixhiku ka paraqitur qëndrimin e LDK-së lidhur me situatën politike dhe ka theksuar domosdoshmërinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja dhe funksionale, në përputhje me pritjet e qytetarëve.
“Kryetari Abdixhiku theksoi nevojën urgjente për stabilitet institucional dhe përgjegjësi politike, duke nënvizuar pritjet e qytetarëve për një shtet që u shërben atyre, garanton zhvillim dhe mirëqenie”, thuhet në njoftim.
Po ashtu thuhet se, Abdixhiku shprehu mirënjohje të veçantë për përkrahjen e vazhdueshme që Gjermania ka dhënë dhe vazhdon të japë për Kosovën, në të gjitha fazat e zhvillimit dhe konsolidimit demokratik të saj, duke e cilësuar Gjermaninë si një partnere kyçe dhe aleate të rëndësishme të Republikës së Kosovës.
Inteligjenca Artificiale ndihmon në identifikimin e gjurmëve...
Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut
Si ndihmon vitamina E në lëkurë dhe flokë?
Hapja e Lojërave Olimpike Dimërore, Rama: Flamuri kuqezi val...
Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike D...
Koreja e Veriut ekzekuton ata që shikojnë Squid Game