Një makinist treni ka humbur jetën në Gjermani pas sulmit të hënën në mbrëmje nga një 26-vjeçar në bordin e trenit. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se makinisti 36-vjeçar u sulmua nga i riu, i cili nuk kishte biletë.
Incidenti ndodhi menjëherë pas stacionit Landstuhl në shtetin e Rheinland-Pfalz, ndërsa 26-vjeçari u arrestua nga oficerët dhe u soll para një gjyqtari, i cili e akuzoi për vrasje të paqëllimshme.
“Kjo vdekje tragjike na lë pa fjalë dhe thellësisht të trishtuar. Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Ne në Deutsche Bahn e dënojmë me fjalët më të ashpra këtë akt të tmerrshëm dhune dhe vdekjen krejtësisht të pakuptimtë të kolegut tonë. Të gjithë duhet të pyesim veten pse vazhdojnë të ndodhin akte të tilla dhune. Ne, politikanët, shoqëria, duhet të japim përgjigje. Sot është një ditë e errët për të gjithë punonjësit e hekurudhave në të gjithë vendin. Ne në Deutsche Bahn jemi në zi”, tha Evelyn Palla, CEO e kompanisë gjermane hekurudhore.
Përparim Rama takohet me Gashanin, flasin për bashkëpunimin ...
Mediat izraelite: Khamenei i thotë “po” negociatave me SHBA
EKSKLUZIVE – Gjykata Kushtetuese i jep Kurtit 60 ditë afat p...
Informacion tepër i rëndësishëm për tifozët kuqezinj, që do ...
Meta ofron garanci për lirimin nga paraburgimi, GJKKO rrëzon...
Dogana e Kosovës ndër 10 vendet më të suksesshme në operacio...