Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook për përkujtimin e 26-vjetorit të Natës së Tmerrit, ngjarjeve tragjike të 3 dhe 4 shkurtit 2000, kur banorët shqiptarë në veri të Mitrovicës u përballën me vrasje, plagosje dhe dëbime masive.
Në nderim të 10 shqiptarëve të vrarë, 25 të plagosurve dhe rreth 12 mijë të dëbuarve nga veriu, Komuna e Mitrovicës ka paralajmëruar një program përkujtimor për ditën e nesërme, më 4 shkurt 2026:
Ora 11:00 – Vendosja e një pllake përkujtimore tek ura e re për këmbësorë.
Ora 12:00 – Hapja e ekspozitës me fotografitë e Natës së Tmerrit në Qendrën e Kulturës.
Ndezja e qirinjve tek ura e re, si kujtesë e dhimbjes dhe sakrificës në mbrojtje të lirisë dhe pronës.
Sipas Pecit, aktivitetet përkujtuese synojnë të mbajnë gjallë kujtimin e dhimbjes së atyre ditëve dhe të nderojnë sakrificën e banorëve të veriut të Mitrovicës.
Informacion tepër i rëndësishëm për tifozët kuqezinj, që do ...
Meta ofron garanci për lirimin nga paraburgimi, GJKKO rrëzon...
Dogana e Kosovës ndër 10 vendet më të suksesshme në operacio...
Siguria ushqimore, Kosova drejt standardeve të BE-së me vetë...
Shea: Serbia po përdor taktika hibride, detyrë kryesore e NA...
Osmani bën homazhe për ushtarët e rënë të NATO-s: Mirënjohje...