Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot rreth anëtarësimit të Kosovës në Bordin e Paqes.
Kurti tha se Kosova fillimisht ka marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën dhe pas kësaj ka qenë interesuar të bëhet pjesë edhe në organet e tjera vendimmarrëse politike.
Kurti tha para gazetarëve se kudo që ka nevojë për paqe në botë, Kosova dëshiron të marrë pjesë.
“Ne kemi filluar së pari me pjesëmarrjen tonë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën, aty e di që Kosova është përfaqësuar në Diha në Katar nga gjenerallejtënant i FSK-së Bekim Jashari, ne kemi shprehur si Kosovë gatishmërinë tonë për të marrë pjesë në këtë forcë, ku natyrisht që FSK-ja është e mirënjohur tashmë për kërkim-shpëtim dhe për deminim, por jo vetëm. Meqenëse do marrim pjesë në FNS, ne kemi qenë të interesuar edhe në organet vendimmarrëse politike për atë Forcë Stabilizuese Ndërkombëtare, tash procesi do ec tutje, unë jam kryeministër në detyrë, por kudo që ka nevojë për paqe në botë ne dëshirojmë të kontribuojmë sepse kemi qenë përfitues të paqes në vendin tonë nëpërmjet forcave tona ndërkombëtar dhe tani duam të marrim pjesë edhe në paqe në vende të ndryshme të botë”, deklaroi Kurti.
Ai përmendi se Qeveria e tij ka ndarë më herët 500 mijë euro për Gazën.
Informacion tepër i rëndësishëm për tifozët kuqezinj, që do ...
Meta ofron garanci për lirimin nga paraburgimi, GJKKO rrëzon...
Dogana e Kosovës ndër 10 vendet më të suksesshme në operacio...
Siguria ushqimore, Kosova drejt standardeve të BE-së me vetë...
Shea: Serbia po përdor taktika hibride, detyrë kryesore e NA...
Osmani bën homazhe për ushtarët e rënë të NATO-s: Mirënjohje...