Falë mbështetjes amerikane, Shërbimi Korrektues i Kosovës sot konsiderohet lider në rajon, si për nga trajtimi i personave të privuar nga liria ashtu edhe për nga aspekti i sigurisë, duke shërbyer si shembull suksesi dhe model për t’u ndjekur nga vendet e rajonit.
Kështu ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani gjatë një takimi që zhvilloi me Kyle Conahan, zyrtar i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Zyra për Kundërterrorizëm.
Takimi u mbajt në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ku Drejtori Dibrani e informoi bashkëbiseduesin për zhvillimet, të arriturat dhe sukseset e Shërbimit Korrektues të Kosovës në nivel vendor dhe ndërkombëtar, me theks të veçantë në rolin dhe avancimin e Njësisë së Inteligjencës së SHKK-së.
Me këtë rast, Drejtori Dibrani shprehu mirënjohje për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, duke theksuar se përkrahja e partnerëve ndërkombëtarë ka qenë kyçe në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe të sigurisë së Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Në takim u diskutua gjithashtu për çështjet që ndërlidhen me kundërterrorizmin, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe forcimin e mëtejmë të sigurisë.
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan