Alvaro Arbeloa është shumë i kënaqur me skuadrën që ka aktualisht në dispozicion te Real Madridi.
Është e vërtetë që ai do të dëshironte të përforconte disa pozicione, por në përgjithësi është tepër i kënaqur me futbollistët që ka dhe beson se me këtë grup mund të konkurrohet në nivelin më të lartë.
Megjithatë, për sezonin e ardhshëm, trajneri do të donte të kishte në dispozicion edhe rikthimin e Endrickut.
Tekniku madrilen është nga ata që mendojnë se Endrick mund të kishte luajtur më shumë te Reali, si në kohën e Ancelottit, ashtu edhe nën drejtimin e Xabi Alonsos.

Nëse Arbeloa vazhdon në stol, braziliani do të rikthehet nga huazimi dhe do të luftojë për një vend si në krahun e djathtë, ashtu edhe në qendër të sulmit.
Sipas disa mediave spanjolle të afërta me klubin madrilen, Arbeloa ka thënë në Valdebebas për Endrickun: “Është një lojtar i jashtëzakonshëm, një armë e vërtetë.”
Brenda Real Madridit ka shumë besim te Endrick. Të gjithë janë të bindur se sulmuesi brazilian, herët a vonë, do të triumfojë te klubi më i madh në botë, pasi ka instinkt goli dhe talent të madh.
Ai është një futbollist shumë më i kompletuar sesa mendojnë disa, por ka nevojë për minuta dhe besim. Në Francë këto po i merr dhe rezultatet kanë filluar të duken.
Endrick në tri ndeshjet e para me Lyon që nga huazimi i tij ka realizuar katër gola dhe një asistim./Arbresh.info
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...