Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar guvernatoren e përgjithshme Sam Mostyn, kryeministrin australian Anthony Albanese, si dhe popullin e Australisë, me rastin e Ditës së Australisë.
Përmes një postimi në platformën X, presidentja Osmani ka theksuar se Australia është një aleate e kahershme e Kosovës dhe një vend mik, që njëkohësisht është edhe shtëpi për shumë pjesëtarë të diasporës kosovare.
Ajo ka theksuar përkushtimin e Kosovës për thellimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve dhe për afrimin edhe më të madh të marrëdhënieve dypalëshe.
“Urime të përzemërta për një ditë të mbushur me krenari, unitet dhe suksese të vazhdueshme”, shkroi Osmani në mesazhin e saj të publikuar në platformën X.
Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështje...
Policia nis aksion ndaj motoçiklistëve në kryeqytet, masa të...
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...