Në aktivitetin e Platformës për Paqe në Ballkan, ku marrin pjesë ministrat e jashtëm të vendeve të rajonit, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit në Stamboll nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdoan.
Gjatë takimit, duke e cilësuar Presidentin Erdoan si një mik të provuar të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, Spiropali shprehu mirënjohjen për rolin aktiv dhe të qëndrueshëm të Turqisë në mbështetje të paqes, sigurisë dhe ekuilibrave strategjikë në Ballkanin Perëndimor, një kontribut i cili sipas saj reflekton përgjegjësi rajonale dhe vizion afatgjatë.
Ministrja theksoi se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Turqisë është ndërtuar mbi histori të përbashkët, respekt reciprok dhe besim mes dy popujve, vlera të cilat forcojnë stabilitetin dhe zhvillimin në rajon e me gjerë.
Spiropali thekson se gjatë takimit “i shpreha Presidentit mirënjohjen për rolin aktiv dhe të qëndrueshëm të Turqisë në mbështetje të paqes, sigurisë dhe ekuilibrave strategjikë në Ballkanin Perëndimor”.
Ky kontribut sipas saj, reflekton përgjegjësi rajonale dhe vizion afatgjatë.
“Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Turqisë është ndërtuar mbi histori të përbashkët, respekt reciprok dhe besim mes dy popujve. Sot, ajo shprehet si një bashkëpunim i gjallë dhe dinamik, i orientuar drejt së ardhmes, ku dialogu, solidariteti dhe interesat e përbashkëta forcojnë stabilitetin dhe zhvillimin në rajon”, shkruan Spiropali.
/rtsh.al/
Stuhia e dëborës godet SHBA-në/Mbi 900 mijë familje pa energ...
Punëtorët e ‘Kuzhinës Qendrore’ me orar të ri, katër ditë pu...
Nga nesër ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitar...
Vazhdon shkëlqimi i Endrickut në Ligue 1
Bie fasada e një ndërtese në Fushë Kosovë, lëndohet një pers...
Roma dhe Milan ndajnë pikët në derbin e javës