Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pritur në takim një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi.
“Së bashku me deputeten Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, kisha kënaqësinë të takoja një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi, të përbërë nga Ali Daci, Nikollë Berishaj, Ismet Kallaba, Mark Lucgjonaj, Flutur Mustafa-Pllana dhe Ardita Rexha. Ata po marrin pjesë në edicionin IV të Festivalit Poetik të Prishtinës (21–25 janar 2026), të organizuar nga ObserverKult. Biseduam për bashkëpunimet kulturore dhe për lidhjet që letërsia i mban të gjalla mes hapësirave tona, si dhe për rolin e festivalit në forcimin e komunikimit përmes fjalës artistike, me theks të veçantë në prezantimin e letërsisë shqipe në Malin e Zi brenda programit të festivalit”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Sipas tij, poezia shqipe nga Plava e Gucia, Ana e Malit dhe Kraja, Tuzi e Ulqini, është dëshmi e qëndrueshmërisë së gjuhës dhe e dinjitetit kulturor, një mënyrë për ta ruajtur kujtesën dhe për ta shtrirë praninë tonë shpirtërore ndër breza, duke e bërë vargun urë nga një vendbanim te tjetri, nga një kujtim te një e ardhme e përbashkët.
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “...
Rama në Izrael, takim kokë më kokë me Netanyahun – zbardhet ...
Protesta e opozitës në Tiranë, nën hetim katër figura kyçe n...
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan