Chelsea ka bërë një qasje zyrtare për ta marrë mesfushorin brazilian Douglas Luiz në formë huazimi nga Juventusi.
Blutë po shfaqin interes konkret për lojtarin, i cili mund të largohet nga Nottingham Forest, të rikthehet te Juventusi dhe më pas të huazohet sërish.
Klubi londinez e sheh Douglas Luiz si një opsion afatshkurtër, me qëllim për të shtuar thellësi në mesfushë deri në fund të sezonit.
Mesfushori brazilian konsiderohet një profil i përshtatshëm për nevojat aktuale të Chelseat, teksa bisedimet janë në fazat e para.
Luiz ka luajtur vetëm tetë lojë me Forestin këtë edicion dhe nuk ka realizuar asnjë gol apo edhe asistuar./Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...