Bashkimi e ka mposhtur Pejën edhe në përballjen e dytë çerekfinale të luajtur në “Karagaç” me rezultat 73-70.
Prizrenasit fituan edhe ndeshjen e parë me gjashtë pikë diferencë kështu që sigurojnë një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Sikurse në Prizren edhe në Pejë ndeshja ishte e balancuar me ndërrim të rezultatit herë nga njëra herë nga tjetra. Mirëpo në fund, Bashkimi ishte më i koncentruar dhe shënoi fitore.
Më i dalluari në fitoren e Bashkimit ishte Lake me 17 pikë dhe Armstead me 13 sosh.
Tek Peja u dallua Flatten me 17 sosh.
Bashkimi në gjysmëfinale do të përballet me Sigal Prishtinën./Arbresh.info
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...