Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka publikuar raportin e inspektimit të rregullt me temën “Vlerësimi i trajtimit dhe procedimit të rasteve të trafikimit me narkotikë”, i cili përfshin Njësinë për Hetimin e Narkotikëve – Prishtinë.
Inspektimi është realizuar në bazë të Planit Vjetor të Inspektimeve për vitin 2025 dhe ka pasur për qëllim vlerësimin e performancës së kësaj njësie në trajtimin e veprave penale që lidhen me trafikimin e narkotikëve.
Sipas IPK-së, objektivat kryesore të inspektimit kanë qenë vlerësimi i kapaciteteve njerëzore dhe profesionale, respektimi i procedurave ligjore gjatë hetimit dhe procedimit të rasteve në Prokurorinë e Shtetit, trajtimi dhe ruajtja e dëshmive, si dhe mbajtja e evidencave dhe dosjeve hetimore.
Raporti përmban gjetje që janë me interes për strukturat drejtuese dhe operative të Policisë së Kosovës. Në këtë kuadër, IPK ka dhënë dhjetë (10) rekomandime që synojnë përmirësimin e performancës dhe profesionalizmit policor.
“Këto rekomandime përfshijnë nevojën për vendosjen e mekanizmave të brendshëm të kontrollit për të siguruar që hetuesit të mos kenë qasje në informacione të klasifikuara pa kaluar procesin e verifikimit të sigurisë, si dhe ushtrimin e kontrolleve për të garantuar që raportimi i veprave penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare të bëhet përmes raporteve njoftuese drejtuar Prokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftim.
Rekomandimet përfshijnë vendosjen e mekanizmave të kontrollit të brendshëm për qasje në informacione të klasifikuara, forcimin e raportimit të veprave penale te Prokurori i Shtetit, hartimin dhe zbatimin e planeve të hetimit, kompletimin e dosjeve me dokumentacionin përkatës, respektimin e zinxhirit komandues dhe kthimin e informatave lidhur me raportet inteligjente.
IPK ka bërë të ditur se zbatimi i këtyre rekomandimeve pritet të ndikojë në rritjen e efikasitetit dhe profesionalizmit në trajtimin e rasteve të trafikimit me narkotikë.
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...