Finalja e Kupës së Afrikës mes Senegalit dhe Marokut shkaktoi një tërmet me përmasa të jashtëzakonshme: goli i anuluar i Senegalit në minutat shtesë, penalltia e dhënë më pas në favor të Marokut, tërheqja e “Luanëve të Terangës” nga fusha, penalltia e humbur nga Brahim Díaz dhe supergoli i Pape Gueye që i rrëmbeu Kupën vendasve.
Reagimi i “Luanëve të Atlasit” nuk ka munguar. Federata Marokene e Futbollit ka kundërsulmuar me një komunikatë të ashpër, në të cilën kërcënon se do ta denoncojë Senegalin pranë FIFA-s dhe Konfederatës Afrikane të Futbollit (CAF).
Sipas tyre, ngjarjet pas penalltisë kanë ndikuar në “zhvillimin normal të ndeshjes”.
“Federata Mbretërore Marokene e Futbollit njofton se do të ndërmarrë veprime ligjore pranë Konfederatës Afrikane të Futbollit (CAF) dhe FIFA-s në lidhje me tërheqjen e përfaqësueses së Senegalit nga finalja kundër Marokut dhe ngjarjet që pasuan vendimin e arbitrit për të akorduar një penallti, e konsideruar e saktë nga të gjithë ekspertët. Kjo ndikoi ndjeshëm në zhvillimin normal të ndeshjes dhe në performancën e lojtarëve”, thuhet në fillim të komunikatës zyrtare të FRMF-së.
“Po ashtu, Federata Mbretërore Marokene e Futbollit shpreh falënderimet e saj të sinqerta për të gjithë tifozët marokenë që qëndruan besnikë ndaj kombëtares, me praninë e tyre masive dhe mbështetjen shembullore në të gjitha ndeshjet dhe turnetë e ekipit kombëtar. Federata falënderon gjithashtu të gjithë ata që kontribuan në suksesin e këtij kampionati kontinental”, përfundon komunikata.
— FRMF (@FRMFOFFICIEL) January 19, 2026
Pacolli: Tradhtia dhe pabesia rëndojnë shpirtin dhe kthehen ...
Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut personi i ...
‘Më të mirat në botë’, pse SHBA-të po blejnë ani...
Shenjat e fshehura të stresit: Si t’i dalloni ato?
Simeone i del në mbrojtje Alvarezit: Brenda pak kohe, me sig...
Të kërkuarit nga Sllovenia i caktohet masa e paraburgimit në...