Familjarët e rastit “Monstra” merren në pyetje nga prokurorja speciale,pritet të dëshmohet pafajsia e shqiptarëve

11:08 | 8 Shkurt 2016
Arbresh.info

Prokuroria publike speciale ka filluar procedurën parahetimore për rastin “Monstra”, ndërsa në bisedë informative janë marrë edhe familjarët e të akuzuarve si dhe avokatët e tyre mbrojtës ka raportuar Alsat-M duke u thirur në burime të prokurorisë.

Ekipi i Katica Janevës e ka marrë të procesuoj rastin Monstra. Prokuroria speciale disponon me të dhëna plotësuese të cilët i kontrollon me familjarët e të akuzuarve dhe avokatët e tyre mbrojtës.

Rasti Monstra është para Gjykatës Supreme, pasi është ankimuar edhe vendimi i Gjykatës së Apelit në Shkup për shkak se me burg të përjetshëm u dënuan Afrim dhe Agim Ismailovic, Alil Demiri, Fejzi Aziri dhe Sami Luta, ndërsa Haki Aziri si ndihmës i veprës penale.

Shpërndaje në rrjete sociale