Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”

09:40 | 15 Janar 2026
Q L

Gjatë muajit nëntor 2025, transporti ajror ka shënuar një rritje të dukshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) numri i fluturimeve të realizuara arriti në 1,055, duke shënuar një rritje prej 6.0% në krahasim me nëntor 2024. Po ashtu, numri i përgjithshëm i udhëtarëve u rrit në 336,499, ose 8.1% më shumë se një vit më parë.

Rritja është evidentuar si në udhëtarët në ardhje, me 9.5% më shumë, ashtu edhe në ata në shkuarje, me një rritje prej 6.8%. Këto të dhëna tregojnë një zhvillim pozitiv të aktivitetit ajror dhe një kërkesë në rritje për udhëtime gjatë kësaj periudhe.