“Maksimumi i maksimumit”. Kështu e konsideruan ekspertët e historisë së “Ferrarit”, makinën klasike që u shit për 28 milionë euro në një ankand. U bë makina më e shtrenjtë në botë.
Ende nuk dihet identiteti i blerësit. Në vitin 1957 “Ferrari 335 S Spider Scaglietti” arriti në 300 kilomentra në orë, që u konsiderua si arritje e jashtëzakonshme për kohën.
E njëjta makinë ka zënë vendin e dytë në Mille Miglia, një vit para se të bëhej makina e parë që përshkonte pistën e Le Manshit, me shpejtësinë mesatare 200 kilometra në orë.
Makina klasike qe blerë në vitin 1970 nga piloti dhe koleksionisti francez, Pierre Bradinon. Pronari vdiq në vitin 2012 duke lënë prapa familjen e tij, e cila tani vendosi të shiste makinën. Marcel Massini, një ekspert i historisë së Ferrarit, e ka përshkruar makinën si “maksimumin e maksimumit”.
Para kësaj ngjarje, rekordin si makina më e shtrenjtë në botë e mbante një “Ferrari” tjetër. Në 2014’ën, “Ferrari 250 GTO” e vitit 1962 u shit për 25 milionë euro.
Manchester City fiton në fushën e Nottingham Forest
Anulohen mijëra fluturime në SHBA si pasojë e stuhisë
KFOR njofton për disa punime që po bëhen në kampin e Bondste...
Hekuran Gashi falënderon mbështetësit dhe fton qytetarët të ...
AAK përmbyll fushatën, Haradinaj premton dyfishim të pagave ...
“Kjo nuk është një get ready with me”: Kurti udhëzon qytetar...