Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka shqiptuar gjobë ndaj një kundërvajtësi për ndotje të rrugës.
Sipas ligjeve në fuqi, ndalohet dalja në rrugë nga vendpunishtet apo rrugët e ndotura pa u siguruar paraprakisht që mjeti është i pastër dhe nuk shkakton ndotje të sipërfaqes rrugore, shkruan Arbresh.info.
Policia bën të ditur se në rastin konkret, mjeti ka qarkulluar duke ndotur rrugën, si pasojë e mos sigurimit të ngarkesës.
Ndaj drejtuesit të mjetit është shqiptuar gjobë për mos sigurim të ngarkesës, ndërsa po ashtu është shqiptuar edhe gjobë ndaj firmës, në emër të personit juridik.
Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, do të vazhdojë kontrollet dhe masat ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat e qarkullimit dhe rrezikojnë sigurinë në trafik apo ndotin ambientin, duke apeluar për respektim të ligjit dhe përgjegjësi gjatë pjesëmarrjes në trafik./Arbresh.info
Nis sanimi i dëmeve nga vërshimet në Klinë
Partia e Nenad Rashiqit fiton një ulëse në Kuvendin e Kosovë...
Drenasi fton të prekurit nga vërshimet të paraqesin kërkesat...
Përfundon numërimi i votave, PZAP shqyrton aktualisht një an...
Familjet e policëve të rënë në detyrë ende pa pagesë për mua...
Vetëvendosje falënderon qytetarët: Faleminderit që nuk lëshu...