Një lidhje e përjetshme si ajo mes Kosovës dhe Fierit është materializuar me statujën e heroit legjendar Adem Jashari.
Statuja e komandatit legjendar të UÇK-së, është vendosur në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Trifon Prifti” në fshatin Hamil.
Në ceremoninë e përurimit morën pjesë ish-luftëtarë të UÇK-së, shqiptarë nga të gjitha trevat, deputetë dhe përfaqësues të lartë të pushtetit vendor. Inagurimi i shtatores së heroit legjendar ishte nismë e komunitetit kosovar të kësaj zone, shkruan abcnews.
Për skulptorin Gaz Gega, punimi i shatatores së heroit legjendar është kulmi historik i punës së tij.
Haki Gurguri, pjesëtar i një prej familjeve më të vjetra kosovare të shpërngulura në Myzeqe, mes emocionesh tregon se si parardhësit e tyre e kanë kultivuar tek ta ndjenjën e patriotizmit.
Në njësinë administrative Dërmenas jeton një komunitet i madh kosovarësh të cilët mbërriten gjatë viteve 1930.
Qindra kosovarë të shpërngulur nga lufta në Kosovë në vitin 1999, u strehuan këtu e madje fëmijët e tyre frekuentuan edhe shkollat e zonës.
‘Bomberi’ dardan, Fisnik Asllani futbollisti më ...
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...