Parlamenti serb shkarkon ministrin e mbrojtjes

14:36 | 6 Shkurt 2016
Arbresh.info

Asambleja Kombëtare serbe ka votuar në një seancë të jashtëzakonshme të Premten për pushimin nga puna të ministrit të mbrojtjes Bratislav Gasic për fjalët e tij ofenduese.

Një total prej 195 deputeteve nga 250 mbështetën largimin e ministrit pas diskutimit 7-orësh, transmeton arbresh.info.

Në fillim të dhjeotirt, Gasic i tha një gazetari të B92 që i do gazetaret të cilat “gjunjëzohen lehtësisht”.

Në fund të janarit, kryeministri serb Aleksandar Vuçiq u ka dërguar një letër parlamentit me një kërkesë për shkarkimin Gasic. Vuçiq ka falënderuar ministrin për rezultate të mira në rritjen e gatishmërisë luftarake të vendit, por ka shtuar se vërejtjet e tij publike ishin të papranueshme.

Pas shkarkimit, kryeministri ka 15 ditë për të propozuar një kandidat të ri për postin e ministrit të mbrojtjes./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale