Kryediplomatja shqiptare: RMV të respektojë shqipen, identitetin etnik dhe përfaqësimin e drejtë

15:21 | 22 Dhjetor 2025
A Z

Respektimi i gjuhës shqipe, identitetit dhe përfaqësimit të drejtë janë detyrime që duhet të zbatohen plotësisht.

Kjo ishte porosia e ministres e jashtme shqiptare Elisa Spiropali, e cila ndodhet për vizitë në Shkup.

Spiropali theksoi se Shqipëria mirëpret dhe inkurajon zbatimin konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit, raporton AlsatM.

“Mbi të gjitha Marrëveshja e Ohrit është standard, është barazi reale në të drejta, përfaqësim dhe dinjitet, kështu që unë dua t’ju falënderoj edhe për diskutimin e hapur dhe për udhëheqësinë tuaj dhe garantimin e plotë që marrëdhënia mes dy vendeve tona qëndron edhe mbi këto shtylla të forta të respektimit të minoritetit shtet-formues në Maqedoninë e Veriut dhe minoritetit maqedonas në Shqipëri. Respektimi i gjuhës shqipe, i identitetit etnik dhe përfaqësimit të drejtë janë detyrime që duhen zbatuar plotësisht dhe pa ekuivokë”, deklaroi Elisa Spiropali, Ministre e jashtme e Shqipërisë.

Spiropali më tej tha se shteti shqiptar e mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, jo vetëm si shtet fqinj, por edhe sepse atje jeton një komunitet shtetformues shqiptarë, që e arrin pothuajse 30 përqindëshin e popullsisë së përgjithshme.