Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur zemërimin e madh ndaj të dyja palëve të përfshira në luftën Ukrainë-Rusi, duke theksuar se situata kërkon veprime konkrete dhe jo thjesht biseda diplomatike.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e cila foli përpara gazetarëve dhe transmetoi qëndrimin e liderit amerikan.
“Ai është i lodhur nga takimet që bëhen vetëm për hir të takimeve. Mjaft me fjalë, tani na duhen veprime”, ka deklaruar Leavitt, duke përcjellë mesazhin e fortë të Trumpit.
Sipas Leavitt, presidenti ka theksuar se situata ka tejkaluar fazën e diskutimeve dhe kërkon vendime konkrete që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimet në terren.
Ai ka shprehur shqetësimin e tij mbi kohën e humbur në biseda pa rezultate dhe ka nënvizuar rëndësinë e veprimeve strategjike për të adresuar krizën.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/
Gjashtë skuadrat e Premier League dështuan në ndeshjet e par...
Sot varroset 31-vjeçari Yll Çeku, i cili vdiq pas një akside...
Konflikti në Lindjen e Mesme rrit çmimet e biletave të avion...
OVL i reagon Speciales: Shumë herë janë shkelur të drejtat e...
Trump: SHBA-të nuk kanë mbaruar ende në Iran
Edi Rama publikon pamje nga Liqeni Artificial i Tiranës