Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Kulturës dhe kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kanë inspektuar punimet në Qendrën Multifunksionale në Podujevë.
Gjatë vizitës, Kurti deklaroi se projekti është në fazën e fundit të punimeve dhe se shumë shpejt objekti do të jetë gati për inaugurim.
“Këtu kanë mbetur punët përfundimtare, siç janë tavani, dyshemeja, fasada dhe suvatimet. Së shpejti do të vijmë ta përurojmë këtë objekt, i cili është shumë i rëndësishëm për komunën e Podujevës dhe për aktivitetet kulturore e artistike,” tha Kurti para mediave.
Edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, vlerësoi progresin e punimeve, duke theksuar se projekti po shkon drejt finalizimit.
“Bashkë me kryeministrin dhe ministrin e Kulturës, pamë sot një progres të jashtëzakonshëm. Jemi në fazën finale të këtij projekti,” u shpreh ai./Arbresh.info/

Dortmundi pranë rinovimit me Schlotterbeck, këtu përfshihet ...
27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc
U gjet i vdekur dy vjet më parë, varroset sot ish-ushtari i ...
Rama ndan pamjet: Muzetë dhe sitet arkeologjike të Shkodrës ...
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025