Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka pritur në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po qëndron në Kosovë për një vizitë dyditore.
Rama theksoi se bashkëpunimi mes Prishtinës dhe Tiranës do të thellohet më tej, duke u fokusuar në projekte që zhvillojnë qytetin dhe forcojnë lidhjet ndërmjet dy kryeqyteteve.
“Me fillimin e mandatit tim të ri si Kryetar i Prishtinës, e mirëprita Presidentin e Shqipërisë, Z. Bajram Begaj, në Odën e Kryeqytetit. Ky ishte një fillim simbolik që pasqyron drejtimin tonë të përbashkët. Bashkëpunimi mes Prishtinës dhe Tiranës do të forcohet edhe më tej, në projekte që zhvillojnë qytetin dhe forcojnë lidhjet tona’, ka theksuar Rama.
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...